Të shtunën, më 23 tetor, me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19-vjeçarit, Engjëll Smerqaku, do të organizohet protestë në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Protestuesit do të kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit, i cili u ther me thikë për vdekje para banesës së tij, në këtë qytet.
“Ne ende jetojmë në ankth, duke mos e ditë se kush e ka kryer këtë vrasje tinzare”, thanë për Sinjalin nga familja e të ndjerit.