Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën tek varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt.
“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti dorë për dore do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është shkruar në kurorën me lula që dërgoi sot te varri i babait.

Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e tij.