Teatri i Gjilanit ka shënuar një sukses të madh në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, duke u vlerësuar me disa prej çmimeve më të rëndësishme të mbrëmjes. Shfaqja “God Bless America”, e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha, u përmbyll me tri trofe, duke e dëshmuar nivelin e lartë artistik të trupës gjilanase.
Në këtë edicion të festivalit, u shpërblyen:
🏆 Roli episodik më i mirë – Aurita Agushi
🏆 Aktori më i mirë në rol dytësor – Kushtrim Qerimi
🏆 Aktori më i mirë (Çmimi “Ismail Rama”) – Avni Shkodra
Përveç këtyre sukseseve, edhe bashkëpunëtorë të afërt të Teatrit të Gjilanit u dalluan me arritje të veçanta:
🏆 Skenografia më e mirë – Bekim Korça, me shfaqjen “13”, produksion i Teatrit “Adriana”
🏆 Shfaqja më e mirë e Festivalit – “DJALI” (produksion nga Anamour dhe Ernest Zymberi, me regji të Erson Zymberit)
🏆 Ylli në ardhje – Yzeir Meha, për rolin e Djalit në shfaqjen “DJALI”
Këto vlerësime janë dëshmi e talentit, profesionalizmit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të artistëve të Teatrit të Gjilanit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Çmimet që kemi fituar janë motivim shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë artistik dhe për të ofruar gjithnjë e më shumë vlera për publikun tonë”, thuhet në reagimin e Teatrit të Gjilanit pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Teatri i Gjilanit falënderon publikun dhe të gjithë mbështetësit që qëndrojnë përkrah tij, duke e bërë të mundur këtë sukses të përbashkët.