Teatri i Qytetit të Gjilanit ka arritur një tjetër sukses të madh duke rrëmbyer pesë çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj me shfaqjen “Tartufi”.
Kjo shfaqje u shpall si Shfaqja më e mirë, ndërsa regjisori Qëndrim Rijani fitoi çmimin për Regjinë më të mirë.
Aurita Agushi u shpërblye si Aktorja më e mirë në rol dytësor, ndërsa Alban Shahiqi mori çmimin për Aktorin më të mirë në rol episodik.
Për më tepër, çmimi për Kostumet më të mira shkoi për Yllka Bradën.
Ky triumf është një tjetër dëshmi e angazhimit dhe talentit të ekipit të Teatrit të Gjilanit, ndërsa falënderimet shkojnë për jurinë, ekipin dhe organizatorët e Festivalit të Teatrove në Ferizaj.