Shfaqja vjen në kuadër të aktiviteteve për ditët e çlirimit dhe është pa pagesë për të gjithë qytetarët.
Në këtë shfaqje luajnë 4 aktorët nga Presheva: Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi.
“Misteri” me tekst të shkrimtarit italian Aldo De Benedeti me regji të Afeida Boriçi-Memetit, është një komedi elegante që flet për martesë dhe besnikëri me një tekst humoristik e brilant.
Në qëndër të veprës qëndron një çift fillimisht besnik, por në një moment gruaja, Marina, ka dëshirë për arrati dhe kështu organizon një udhëtim të saj, e vetme.
I shoqi, i nxitur edhe nga një miku i tij avokat, përfiton nga rasti për të tentuar të afrojë një konteshë të bukur të cilës i dërgon dy duzina me trëndafila të kuq duke përdorur pseudonimin ‘Mistero’. Këtu fillojnë dhe shpërfaqen situata humoristike mes marrëdhënieve të këtij çifti.
Faleminderit trupës së Teatrit të Qytetit të Preshevës për vizitën dhe shfaqjen që na dhuruat! Teatri i Qytetit të Gjilanit ju mirëpret çdoherë!
Suksese, Presheva, thotë në fjalën e tij drejtori i Teatrit të Gjilanit Erson Zymberi.