Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 08.01.2023 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Hodonoc komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e pesë (95) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative, thuhet në njoftim.