Foto Ilustrim
Një qytetar është gjobitur me 300 Euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar në rrugë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjoba është shqiptuar nga policia e Gjilanit në fshatin Llabjan, në kuadër të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes adresave zyrtare.