Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarët, të cilët në e-mail adresën zyrtare kanë dërguar një foto, ku shihet një vozitës duke tejkaluar me automjetin e tij në vijë të plotë.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe konfiskim i patentë shoferit për tre muaj, thuhet në njoftim.