Njësite policore nga Drejtoria Rajonal e Policisë në Gjilan gjatë pikave të kontrollit të automjeteve në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë të rregulluar me shenjë të trafikut.
Në njërin rast në vendbanim në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h kundërvajtësja është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dymbëdhjetë (112) km/h.
Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.
Në rastin e dytë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h kundërvajtësi është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.