Të nderuar anëtarë dhe aktivistë të LVV! – Gjilan,
Ashtu si jeni njoftuar, nga sot e tutje e kemi një Kryetar të ri të Qendrës në Gjilan. Kam kënaqësinë që të ju konfirmoj se pas një procesi zgjedhor plotësisht transparent, të hapur dhe demokratik, aktivistët tanë kanë vendosur që Profesor Nevzad Isufi të udhëheq Qendrën e LVV në Gjilan.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij procesi zgjedhor, Qendra jonë ka dëshmuar një përkushtim të lartë ndaj vlerave dhe parimeve të LVV në komunën tonë dhe në nivel vendi. E shoh të udhës të ua rikujtoj të gjithëve se, edhe pse aktivist i ri, LVV më ka dhënë mundësinë që të shpalos vizionin tim për Qendrën tonë dhe më kanë mundësuar që në mënyrë demokratike të sfidoj platformën e profesorit Nevzad. Nga dy platformat e ofruara, aktivistët e tanë kanë zgjedhur platformën për të cilën kanë gjykuar se është më e mirë për të siguruar fitoren e LVV në të ardhmen dhe kjo demokraci e brendshme na bënë nder të gjithëve.
Prandaj, duke ju falemnderuar nga zemra për aktivitetin e palodhshëm dhe përkushtimin e vazhdueshëm që keni treguar gjatë tërë kësaj kohe, shfrytëzoj rastin të ia uroj përzemërsisht fitoren profesorit Nevzad Isufi dhe, në të njëjtën kohë, ju ftoj që, të gjithë ne, bashkarisht, ta mbështesin Kryetarin e Qendrës në sendërtimin e vizionit të tij.
Tek ne nuk ka humbës, por vetëm fitore të LVV!
Me respekt të veçantë për të gjithë Ju,
Ali Xhelili