Nga: Emrush T.Shkodra
Teknologjia 5G trendi më i ri në botë, është hapur një konkurrencë rapide në mes gjigandëve dhe kompanive teknologjike.
Me instalimin e 5G që pritet të behët gjatë vitit 2020-2021, bota do të ndryshojë për gjithçka, dhe nuk do të jetë më si më parë.
5G rrjeti është gjenerata më e re e lidhjeve të internetit mobil, duke ofruar shpejtësi më të mëdha dhe lidhje më stabile në smart telefonat dhe pajisjet e tjera, si kurrë më parë.
Lidhja 5G pritet që shpejtësia për të zbritur të dhëna nga interneti nga 1GB(ps) për sekond të bëhet normë e zakonshme, dhe do të jetë për 100 qind herë më i shpejt se 4G e LTE.
Implementimi dhe instalimi i 5G, do të thotë kontroll mbi gjithçka, lidhje dhe ndërhyrje në të gjitha transmetimet e më hershme që operojnë si pajisje të instaluara nëpër vende të botës.
Spektri i tillë që do të instalohet do të përdoret për informata për vëzhgimin e gjendjes në tokë nga hapësira, parashikimin i motit, dhe kontrollin e sigurisë nacionale të shteteve që do ta instalojnë 5G.
Pajisjet autopilot siç janë: aeroplanët, dronët, dhe tërë teknologjia e cila është e lidhur me autopilotizëm do të kenë mundësi të transmetojnë sasi të mëdha të të dhënave për një kohë shumë të shpejtë.
Do të rrisë përdorimin e telekomunikimeve të radarëve, radio transmetimeve të hapësirës, astronomi, dhe lidhje mes satelitëve që operojnë në hapësirë!
Shfrytëzim i të dhënave për sistemin audio amazon, sistemet që monitorojnë sigurinë nacionale, ndriçimin rrugor, termostatet, kamerat e sigurisë së qendrave urbane dhe kufitare, pajisjet elektronike të instaluara nëpër shtëpi etj.
Madje do të përdorët edhe në pasaportë, ose ID ku përmes senzorëve të ndjeshëm ato do të transmetojnë të dhëna në adresën e instaluar.
Valët milimetrike që do të përdorën në teknologjinë 5G nuk do të jenë të dëmshme për shëndetin, dhe radio frekuenca sa më e lartë aq më pak depërton në lëkurën e njeriut.
Nuk do të ketë siguri dhe privatësi absolute më askund në planet, për shkakun se senzorët e antenave të vendosura nëpër qendra dhe vende të ndryshme do të depërtojnë edhe nëpër muret më të blinduara.
Smartphonet do të jenë e ardhmja e valëve milimetrike si transmetues të denjë dhe hyrje në privatësinë e secilit njeri që posedon një të tillë në shtëpi, punë e gjetiu.
Teknologjia 5G do të ingjizon zërin tuaj në një rreze prej 15.km, dhe do të gjejë dhe vendos lokacionin tënd në bazat e instaluara më një shpejtësi marramendëse.
E kush është problemi kryesor këtu?
Huawei, një kompani Kineze në disa shtete Evropiane ka filluar instalimin e këtyre pajisjeve pasi ato kanë pranuar të instalojnë sistemin 5G tashmë. Më gjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara mbi ketë kanosje të drejtët për drejt dhe humbjes së sigurisë së shtetit aty ku do të vendosen këto pajisje.
Kompanitë softwerike, prodhuesit hardwerik, provajderët telekomunikativ kinezë, sipas ligjit janë të detyruar tu shpërbejnë interesave të qeverisë Kineze dhe shërbimeve të tyre për zbulim.
Nëse Huawei ose ndonjë prodhues tjetër kinez i pajisjeve e ndërton 5G infrastrukturën në një shtet, atëherë qeveria kineze do të ketë mundësi të kontrollojë atë rrjet, dhe si rrjedhojë do të këtë qasje në smartophone, sms, foto, video, Internet, TV etj.
Për ketë arsye kompanitë Amerikane do të jenë me stabile, dhe lehtë të komunikueshme në marrëveshjet me shtetet që do të pranojnë ta instalojnë.
Atëherë e ardhmja e një shteti dhe siguria e tij do të varet kryesisht nga instalimi i teknologjisë 5G.
Pra kush instalon 5G, do të kontrollon familjen, shtëpinë, shtetin, do të kontrollon botën!