Me shqetësim i kemi ndjekur të gjitha informacionet e fundit nga tërmeti që goditi Shqipërinë, me ç’rast la dhjetra të vdekur, në mesin e tyre edhe Shemsi dhe Isa Abazi nga Komuna e Gjilanit.
Me këtë rast, në emrin tim, delegatëve, klubeve dhe gjyqtarëve të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan i shpreh ngushëllime familjes Abazi.
Gjithashtu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të tjera në Shqipëri dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.
Shpresojmë që kjo gjendje të kalojë sa më parë, gjithmonë duke llogaritur popullin tonë që ndodhet në Kosovë që është gjithmonë i gatshëm për ti ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Me rrespekt,Malazog Hoxha, kryetar i LRFGJ-së