Lamtumirë kolegu Xhelal Shabani!
Gjilan 17 shtator 2020 – Sot, kompania “Hidromorava” Gjilan mori lajmin e hidhur se ka ndrruar jetë kolegu jonë Xhelal Shabani, ekonomist.
Lajmi për vdekjen e Xhelalit na ka tronditur të gjithëve.
Kontributi i Xhelalit vlerësohet lartë nga të gjithë në kompani. Ishte ndër të parët që filloi punën në Hidromoravë pas luftës dhe vendosi bazën e sukseseve që gëzon kompania sot.
Në emër timin personal, menaxhmentit dhe të gjithë stafit të kompanisë, ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve të punes dhe gjithë shoqërisë!
Pusho i qetë Xhelal Shabani!
Me respekt!
Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” SH.A
GJILAN