E nderuara familje Sylejmani, Klubi Futbollistik “Drita”, tifozëria “Intelektualët” dhe gjithë komuniteti sportiv
Lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë sportiv e kemi pranuar me dhimbjet më të thella, duke kujtuar punën, sakrificën dhe gjithçka që bëri ai për komunitetin sportiv në vend.
Naseri nuk ishte vetëm i Dritës, ai u takonte të gjithëve. Punën, dashurinë dhe mbështetjen e tij e ka patur gjithmonë edhe Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit duke na ndihmuar çdo herë kur ishte nevoja për pajisje sportive dhe gjithçka tjetër.
Përcjellja e shumë drejtuesve të klubit, sportistëve dhe funksionarëve në vend përgjatë punës së tij gati katër dekadshe e dëshmon më së miri pasionin, dashurinë dhe bujarinë e tij për futbollin.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, të ju shprehim ngushëllimet me të sinqerta për ndarjen nga jeta të punëtorit dhe mikut tonë Naser Sylejmanit.
I lehtë të qoftë dheu!
Me respekt,
Malazog Hoxha, kryetar i LRFGJ-së
#RIP #NaserSylejmani