Kryetari i Komunës së Gjilanit me rastin e ndrajes nga jeta të ish-kryeprokurorit dhe me vonë avokatit Sabit Maliqi, ka lëshuar një telegram ngushëllimi për familjen por edhe te gjithë ata me të cilët ka punuar Sabiti.
Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Maliqi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sabit Maliqit, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi punës për drejtësi dhe ndërtimin e vendit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Sabiti nga detyra e tij si kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut vite më parë, e më vonë edhe ushtrues i detyrës së Avokatit dëshmoi profesionalizëm, qetësi e urtësi me të gjithë.
Gjatë kohës sa ka udhëhequr me Prokurorinë e Qarkut, janë zhvillaur gjykime të rëndësishme për institucionet e drejtësisë dhe për pozitën e Sabitit sigurisht.
Për të gjithë ne Maliqi do të mbetet njeriu i dominuar nga urtësia, qetësia, afërsia me të gjithë dhe i vendosur në punën dhe vizionin e tij.
Prokuroria dhe Avokatia e Gjilanit sot është me një anëtarë më pak, por është e fuqishme kur kemi parasyshë kontribitin e madh që ai ka dhënë për institucionet e pavarura të drejtësisë në lirinë e Kosovës dhe gjatë viteve më të vështira të shtetësisë.
Ai prapa vetes ka lënë vepra të fuqishme dhe shembuj praktik që do të jenë udhrrëfyes dhe të shfrytëzueshme gjatë kohë nga kolegët e tij dhe institucionet ku ai punoi.
Ndjehem krenar që kam njohur Sabit Maliqin dhe familjen e tij, e di kontributin që kjo familje ka dhënë ndër vitesh, e çmoj jashtzakonisht lartë kontributin që ka dhënë edhe Sabiti në të gjitha proceset sa ishte i gjallë.
Ai sot na mungon të gjithëve, i mungon familjes, kolegëve, profesionit të drejtësisë etj.
Pusho i qetë në tokën e Kosovës, Lavdi e përjetshme për Sabit Maliqin”, ka perfunduar kryetari Haziri.