Mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdoj edhe për dy ditët e ardhshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihen luhatje në parametrat meteorologjik duke krijuar mundësi për riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.