Për sot parashikohet të mbajë mot me diell përmes vranësirave të nivelit të lartë (shtresë e hollë), të cilat gjatë pasditës dhe në mbrëmje, në zona të caktuara të jugut, juglindjes dhe Anamoravës, priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar ndonjë rrebesh të izoluar dhe afatshkurtër.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-48 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C./Meteo Kosova/