Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C./Meteo Kosova/