Për të dielën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira të pakta. Vonë pasdite mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në perëndim të vendit.
Pluhuri Saharian rikthehet gradualisht, me ç’rast në atë pjesë ku ka të reshura do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C. /MeteoKosova/