Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbajë ditën e premtë, e kryesisht me diell.
Pasdite vranësira mund të zhvillohen në pjesë të vendit, që më vonë aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë shiu dhe bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 22C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 37C e 38C, njofton Prishtina Weather.
Frynë erëra të lehta dhe mesatare verilindore, me hove mbi 10m/s, në raste të zhvillimeve të rrebesheve.
Shumë nxehtë mbetet ditën e shtunë, me maksimale deri në 35C E 36C, mirëpo orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve e bubullimave.
Mot më jostabil përfshin vendin nga dita e diel, kur pritet të që rrebeshet të jenë më të përhapura në vend. Temperaturat fillojnë të pësojnë rënie, duke përfunduar kështu vala e të nxehtit. Deri të martën maksimalet zbresin nën 30C.