Të enjten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit, të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të dobët shiu në lokalitete.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C. /MeteoKosova/

