Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit si dhe në mëngjes, pritet të ketë reshje lokale shiu e bore. Vonë në mbrëmje, pritet të fillojnë të shtrihen reshjet e shiut nga pjesa perëndimore e vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C.
Meteo Kosova