Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/