Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet në intervale të ndryshme kohore, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të ketë rrebeshe lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë rrëkeje, të shoqëruara me shkarkesa të fuqishme elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 25°C. /MeteoKosova/