Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 27°C. /MeteoKosova/