Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Si pasojë e reshjeve intensive, priten vërshime lokale.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. /MeteoKosova/