Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohesisht.