Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita e në orët vijuese, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C. /MeteoKosova/