Sot në vendin tonë pritet të ketë lokalisht reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat në zona të caktuara do të përcillen me reshje shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 26°C.