Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. /MeteoKosova/