Vranësirat shtohen gjatë ditës së mërkurë, duke kushtëzuar riga lokale shiu orëve të paraditës, por se reshura më të shumta priten orëve të vona të pasdites dhe në mbrëmje.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 15, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 21C e 23C, njofton Prishtina Weather.
Intervale me diell parashihen ditën e enjte, pa përjashtuar mundësi për reshje lokale shiu.
Të premten sërish priten kushte për të reshura shiu orëve të mbrëmjes dhe natën duke kaluar në ditën e shtunë. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 20C e 22C.