Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në orët e mëngjesit mund të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa gjatë ditës priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, me mundësi edhe për breshër. Me ardhjen e frontit të ftohtë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, ndërsa vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C.