Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës pritet të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-48 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. /MeteoKosova/