Të martën parashikohet një sistem me të reshura që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, lokalisht në formë rrebeshesh. Më pas, dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa rrebeshet do të mbesin më të izoluara dhe të karakterit lokal, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16-42 km/h.
Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27°C. /MeteoKosova/