Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.
Priten rritje të lehta të temperaturave dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius. Minimalja pritet të ulet deri në 2 gradë Celsius.
Mëngjesi i hershëm mund të sjellë edhe brymë në disa vise, por për shkak se vende-vende priten vranësira, kjo mund të ndikojë që të mos ketë brymë në shumë vise.
Nga e enjta na pret mot gjithnjë e më i ngrohtë gjatë ditës. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta, vende-vende me mundësi për mjegull dhe brymë. Ditët pritet të jenë stabile dhe të këndshme.