Sot pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell, por mund të ketë edhe vranësira kalimtare.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me vranësira e mjegull, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje të dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Edhe të enjtën na pret mot stabil, nën ndikimin e masave të thata ajrore anticiklonike, ndërsa të premtën do të kemi shtim të vranësirave dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe në viset malore do të ketë reshje bore. Reshjet do të jenë kryesisht të pakta.
Për fundjavë na pret mot kryesisht i thatë, me vranësira dhe intervale kohore me diell.