Sot pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell.
Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu ose fjolla afatshkurtra bore në disa vise kodrinore-malore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Të shtunën mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë në Kosovë dhe viset tjera kontinentale të rajonit tonë me ngrica lokale e temperatura minimale deri në -3 ose -4 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave e në mbrëmje dhe natën riga lokale shiu e fjolla bore vetëm në disa rajone.