Sot do të ketë përmirësim të motit, por mbetet ftohtë sidomos në mëngjes.
Gjatë ditës përpos vranësirave priten edhe intervale kohore me diell dhe po ashtu priten rritje të lehta të temperaturave. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 9 gradë Celsius.
Nga e shtuna do kemi fuqizimin e rrymimeve ajrore nga jugu dhe jugperëndimi, por njëkohësisht do të ketë edhe vranësira të shpeshta për shkak të afërsisë së masave ciklonike në Mesdhe.
Riga shiu priten edhe në viset tjera, por më të rralla e më të pakta. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme.