Kemi hyrë në Dhjetor dhe moti ende po vazhdon të jetë tipik vjeshtor. Deri më tani reshje bore në viset pak më të ulëta kemi pasur vetëm dy herë dhe atë vetëm në disa rajone dhe reshjet kanë qenë krejtësisht simbolike.
Edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojë të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu në drejtim të rajonit tonë.
Gjatë tërë kësaj jave do të ketë vranësira, por nuk priten reshje të mëdha atmosferike. Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe lokale. Reshje paksa më intensive priten në jug dhe veri.
Temperaturat maksimale gjatë tërë javës do të jenë mbi 10 gradë Celsius dhe kjo na bënë të kuptojmë se nuk pritet ndonjë goditje dimërore.