Sot na pret mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende mjegull dhe vranësira të ulëta.
Gjatë ditës rritje të temperaturave dhe priten alternime mes vranësirave të pakta lokale dhe intervaleve të gjata kohore me diell.
Në disa lugina ka gjasa që mjegulla të qëndrojë më gjatë. Temperatura minimale -2°C, ndërsa ajo maksimale mund të arrijë deri në 15°C.
Ditëve të ardhshme nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim substancial të motit. Do të vazhdojë dominimi i plotë anticiklonik, ndërsa të mërkurën mund të kemi shtim të vranësirave dhe riga lokale shiu