Sot na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius..
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme me mundësi për rritje të mëtutjeshme të temperaturave ditore. Mëngjeseve do të ketë gjasa për mjegull nëpër lugina dhe disa ultësira.
Ky vit po përfundon me temperatura të cilat në shumë rajone mund të cilësohen gati sikur pranverore dhe po ashtu ngjashëm do të fillojë edhe viti 2023.