Sot na pret mot më i thatë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe me erëra drejtimesh të ndryshme, por në pjesën më të madhe të vendit nga juglindja.
Në mbrëmje nga perëndimi i vendit shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu e bore në zonat malore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Nga e hëna deri të mërkurën na pret mot i vranët e me reshje të shpeshta shiu, vende-vende intensive, ndërsa borë priten në zonat kodrinore-malore. Të martën reshje të përziera mund të ketë edhe në disa zona më të ulëta të Republikës së Kosovës.
Nga e mërkura ulje e temperaturave dhe fillimi i rrymimeve të ftohta ajrore nga veriu