Sot pritet të kemi mot relativisht të ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.
Do të fillojnë të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin nga -3 ato minimale deri në 14 gradë Celsius ato maksimale.
Për fundjavë na pret mot i ngjashëm, pra relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe erëra jugore dhe jugperëndimore. Në disa vise të Shqipërisë mund të ketë riga krejtësisht të dobëta shiu.