Sot do të kemi ndryshim të madh në kushtet e motit.
Parashihet të ketë shtim të madh të vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Ka mundësi që të ketë intervale të shkurtra kohore me diell, ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje pritet të vjen një sistem frontal me rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë, mundësi për breshër të imët, erëra të fuqishme dhe ulje të temperaturave.
Gjatë paradites priten erëra nga jugperëndimi, ndërsa pasdite me ardhjen e frontit të ftohtë potencialisht mjaft të fuqishëm priten erëra të ftohta veriore. Në viset malore pasdite menjëherë do të fillojnë reshjet e borës, ndërsa në mbrëmje edhe në disa zona të ulëta priten reshje të përziera dhe bore, por nuk pritet të zgjasin përpos viseve malore.
Të martën na pret ditë mjaft e ftohtë dhe me erëra të fuqishme dhe të ftohta nga veriut. Priten edhe reshje të herëpashershme lokale bore sidomos në zonat kodrinore-malore dhe në disa ultësira të Kosovës