Sot na pret mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Erërat jugperëndimore do të fuqizohen që është shenjë e afrimit të fronteve të shiut nga Kontinenti.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 apo edhe 21 gradë Celsius.
Të shtunën dhe të dielën na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu. Nganjëherë lokalisht priten rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Do të jetë ende ngrohtë, por temperaturat ulen sidomos në kohën e shiut ose rrebesheve.