Sot i themi lamtumirë muajit Mars dhe i shprehim mirëseardhje muajit të pranverës së vërtetë dhe ringjalljes së natyrës, megjithatë dimri do të vijë në shprehje pikërisht në fillim të muajit Prill.
Sot pritet të kemi me intervale kohore me diell dhe vranësira.
Vranësirat do të zhvillohen duke sjellur reshje lokale shiu dhe po ashtu edhe mundësi për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal, por në disa lokacione priten rrebeshe intensive sidomos në veri të vendit. Nuk do të mungojnë periudhat pa reshje.
E diela na sjellë mot më stabil, me intervale kohore me diell, por edhe vranësira e rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.