Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende–vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj.