Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.
Ai në Twitter ka shkruar se serbët kanë ngritur barrikada në veri me urdhër të Vuçiqit.
“Me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, strukturat ilegale të #Serbisë në #Kosovë kanë ngritur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është një përpjekje flagrante për të minuar sundimin e ligjit në Kosovë. Vuçiq mban përgjegjësinë e plotë për çdo përshkallëzim të situatës në terren. Ai do të dështojë!”, shkruan ai.