Banorët ankohen se nga tensioni i lartë nga energjia elektrike ju janë shkaktuar dëme të mëdha, edhe pas thirrjes për intervenim nga ana e KEDS-IT ata janë vonuar përkundër thirrjes të intervenohet në sanimin e problemit.
Aty ju janë shkaktuar dëme të konsiderushem të paisjeve elektronike, Tv, Shporet elektrik, figorifer etje.
Të gjithe qytetarët e kësaj lagje jemi të indinjuar se pas 30 minutave KEDS-i intervenon pa ekipin vlersues të demëve që janë shkatuar.
Andaj kërkojm nga organet kopetente kryetari i komunës z.Lutfi Haziri, si dhe nga prokuria që të ndermarrin masa të menjëhershme ndaj KEDS.
Të dalin në vendin e ngjarjes dhe të bëjn vlersimin e dëmëve dhe të kompenzohen dëmet urgjentisht.