Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” është tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Birrës në Korçë, shkruam Reporteri.net.
Shemi teksa ka bërë të ditur lajmin, ka thënë se ka menduar që ky koncert ka kontoacion artistik, por se ka gabuar.
“Unë kam menduar se kjo ka lidhje me artin, por po e shoh se nuk ka fare. Këtu kam gabuar pak, se unë jam artist, nuk merrem me politikë. Kjo ka marrë konotacion politik dhe për këtë arsye kam vendosur që të mos marr pjesë”, ka thënë ai.
Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj./Reporteri.net